Loja e Guardiolës dhe titujt e fituar e bindën Riyad Mahrez se ai është në ekipin e duhur dhe për mikrofonat e faqes zyrtare të klubit, ai u betua për dashuri të përjetshme për “qytetarët”.
“Mendoj se mund të luaj për një kohë të gjatë. Do të shoh se çfarë do të më presë tek e ardhmja. Pas futbollit ende nuk e di, po mendoj për këtë gjë. Unë e dua futbollin dhe gjithmonë kam dashur të jem i suksesshëm në këtë sport, ky ka qenë qëllimi im dhe do të jetë e vështirë të dalë prej saj.
Unë absolutisht dua ta përfundoj karrierën time te Manchester City”, është shprehur ai./ h.ll/abcnews.al