Maguire rikthehet në “top-form”, Ten Hag me fjalë të mëdha për mbrojtësin anglez

schedule10:31 - 6 Nëntor, 2023

schedule 10:31 - 6 Nëntor, 2023

Paraqitja e Harry Maguire tërhoqi vëmendjen e tifozëve në fitoren 1-0 të Manchester United kundër Fulham në fundjavë.

Mbrojtësi anglez ka qenë në shënjestrën e të gjithëve për një kohë të gjatë, kur pas një periudhe delikate, performanca e tij ra dhe kështu u gjykua shumë nga mediat dhe nga fansat, por duket se gjithçka tani po merr një kthesë pozitive. Maguire tashmë ka bindur edhe skeptikët, ndërsa në konferencën për shtyp trajneri Ten Hag u pyet për ecurinë e Maguire.

“Harry luajti një ndeshje vërtetë të mrekullueshme. Një paraqitje shumë e mirë. Ai tregoi lidership dhe saktësi në zotërimin e topit. Ai ishte shumë mirë, jam shumë i kënaqur me performancën e tij”, është shprehur tekniku holandez./h.ll/abcnews.al