Harry Maguire është i duhuri për Southgate. Ai ka përfaqësuar Anglinë në çerekfinale të mëdha, gjysmëfinale dhe në një finale, ka 54 paraqitje, ka qenë në skuadrën e Euro 2020, ka shënuar një penallti nën presion dhe ka parë tifozët që e hyjnizojnë shumë herë.
Ai është gjithashtu kapiteni i Manchester United, ai ka veshur fanellën 168 herë, por këtë vit humbi vendin nga Lisandro Martinez në qendër të mbrojtjes. Madje, shumë raporte flasin për largimin e tij në verë. Duke folur për “The Times”, mbrojtësi anglez përgjgijet nëse ndihet i vlerësuar.
“Për Anglinë, po, e ndjej. Natyrisht, sezoni i kaluar ishte i vështirë për ekipin, por, unë e kam dëshmuar veten te Gareth Southgate, i cili punon me një gamë të gjerë qendërmbrojtësish. Ai ka zgjedhjen e të gjithë qendërmbrojtësve anglezë në vend dhe unë luaj sa herë që jam i gatshëm. Jam i sigurt se nëse i pyet djemtë e tjerë, ata e dinë se çfarë sjell në ekip. Unë jam 30 vjeç, por nuk kam çfarë provoj më. Kam mbi 50 ndeshje, unë jam mbrojtësi i Anglisë me më shumë gola.
Kam luajtur pothuajse 200 herë për Manchester United, kam qenë kapiten i klubit për tre vjet, por gjithashtu e kuptoj që kur je kapiten i Manchester United je nën vëzhgim më të madh. Sezonin e kaluar në nivel klubi performanca ime nuk ishte mjaft e mirë, së bashku me të gjithë të tjerët, nuk isha i vetmi që luftova për formën e mirë”, theksoi Maguire, duke treguar rëndësinë e tij si mbrojtësi i Anglisë./ h.ll/abcnews.al