Heqja e shiritit të kapitenit nga klubi nuk u prit mirë nga qendërmbrojtësi i “djajve” të Manchester Unaited, Harry Maguire, i cili tashmë ka kërkuar të largohet nga “Old Trafford” dhe mesa duket “djajtë” nuk do të bëjnë asnjë lëvizje për ta mbajtur mbrojtësin në Mançester.
Mirëpo, surpriza nuk qëndron te fakti që Maguire dëshiron të largohet, por te klubet që kërkojnë shërbimet e 30-vjeçarit, të cilët janë dy dhe janë pikërisht rivalë të “djajve” në Premier League.
Bëhet fjalë për “blutë” e Chelsea, të cilët duan të të sigurojnë shërbimet e qendëmbrojtësit anglez gjatë kësaj merkatoje vere, por në garë nuk janë vetëm ata, pasi “çekiçët” e West Ham kërkojnë shërbimet e Maguire e në krahun tjetër “djajtë” nuk pranojnë më pak se 30 milionë euro për lojtarin e tyre. /i.m /abcnews.al