Puna e Simone Inzaghi në pankinën e Interit ka tërhequr vëmendjen e klubeve të Premier League.
Interi është në krye të Serie A dhe me një distancë të konsiderueshme nga vendi i dytë, por edhe në Champions League janë në një moment të mirë, ku janë pranë kalimit në fazën tjetër.
Sipas “Tuttosport”, Chelsea dhe Manchester United kanë marrë informacione për situatën e trajnerit, për të cilin janë të gatshëm të ofrojnë një pagë prej 9 milionë eurosh.
Trajneri, kontrata e të cilit skadon në vitin 2025, do të ishte gjithashtu në syrin e Liverpool dhe Barcelona, por Interi dëshiron të vazhdojë me Inzaghin dhe së bashku pritet të flasin për një rinovim në fund të sezonit./h.ll/abcnews.al