“Magjik” ndaj Ipswich Town, mediat angleze vlerësojnë golin e Anis Mehmetit

schedule14:56 - 6 Mars, 2024

schedule 14:56 - 6 Mars, 2024

Përveç se një natë e madhe, në Champions League, mbrëmjen e së martës që sapo lamë pas ishte “magjike” edhe për “fantazistin” e Kombëtares sonë, Anis Mehmeti, i cili pavarësisht se nuk arriti t’i sigurojë tre pikë “të arta” skuadrës së tij, sërish arriti të realizojë një supergol të gjithin personal.

Mehmeti tundi rrjetën e Ipswich Town, skuadër e cila akutalisht mban vendin e dytë, në Championship, në minutën e 54’-t të sfidës, duke i dhënë përkohësisht avantazhin, skuadrës së tij, Bristol City, gol ky që u vlerësua shumë nga mediat britanike, të cilat e përshkuar “magjishëm” aksionin e shqiptarit.

“Kjo është pikërisht çfarë është i aftë të bëjë. Një inkursion i lavdishëm, pikërisht në stilin Mehmeti, i cili mori ëmbël topin dhe la pas dy mbrojtës brenda zonës kundërshtare. Edhe pse goditja e tij u devijua, ishte një finalizim i mrekullueshëm”,- thuhej në përshkrimin e golit të Mehmetit, nga mediat britanike.

Ndërkaq, kujtojmë se ky ishte goli i dytë sezonal për të në kategorinë e dytë të futbollit anglez, Championship, me skuadrën e Bristol City, ku përveç golave ka arritur të sigurojë edhe një asistim për shokët e tij të skuadrës, ndërsa sa i përket Kombëtares, Mehmeti debutoi në marsin e vitit të kaluar me kombëtaren shqiptare, fanellën e së cilës e ka veshur tri herë deri tani. /i.m /acbnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!