“Magjia” e parkut të Butrintit/ Tërheq vizitorë e turistë në të gjitha stinët e vitit

schedule15:17 - 13 Janar, 2024

schedule 15:17 - 13 Janar, 2024

Parku Kombëtar i Butrintit mbetet një nga sitet arkeologjike më të vizituara në vend. Viti i shkuar për drejtuesit e parkut ka rezultuar i suksesshëm  , për numrin e turistëve të gjeneruar.

“Kete periudhe ne Butrint, per periudhen e vjeshtes, per muajin nentor Butrinti ka pasur nje rritje me 3000 vizitore ne krahasim me vitin e kaluar. Edhe sot ne kemi grupe prej 60 vetash qe po vizitojne Butrintin, sepse Butrinti eshte nje nga sitet qe nuk njeh sezon, ka vizitore edhe gjate veres edhe tani.Sot qe flasim kane ardhur 3 grupe, gjithmome gjate muajit nentor dhe dhjetor ka patur nga 4 ose 5 grupe cdo dite.”

Edhe në dimër historia 2500 vjecare e Butrintit terheq pushues nga mbarë bota. Në këtë periudhë parku vizitohet në ditë së paku nga tre grupe me nga 50 persona. Janë kryesisisht mosha të mëdha që kanë kureshtjen për të mësuar historinë shqiptare.

“Kam ardhur ketu per te shoqeruar miken time dhe pershtypja ime eshte qe ketu duket e mrekullueshme, ky vend eshte magjik dhe shume i dashur. Eshte hera ime e pare ne Shqiperi, kam degjuar shume gjera me perpara por tani jam shume i impresionuar te jem ketu.”

“Po me pelqen dhe mendoj qe eshte shume mire e mirembajtur dhe e ruajtur mire, dhe shpresoj te qendroj keshtu per te ardhmren, qe turistet te vijne ta vizitojne kete atraksion nga e gjithe bota”

“Une jetoj ne sarande, kam marre nje apartament atje, dhe ketu eshte hera e pare qe vij. Kam degjuar perpara dy vitesh per kete park dhe erdha ta shoh, ketu cdo gje eshte e mrekullueshme.”

Arkeologjia e Butrintit si dëshmi e gjallë e historisë Shqiptare ndër shekuj, është në nga pikat kyce të turizmit në Sarandë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!