Ngrohja e motit këtë fillim pranvere e ka kthyer Rezervatin e Maliqit një ndër destinacionet më të vizitura.
I njohur ndryshe si “Pylli i fazanëve”, kohët e fundit ai është kthyer një destinacion të preferuar jo vetëm për vendasit, por dhe për vizitorët nga qytete të tjera dhe turistët e huaj.
I ndodhur vetëm 12 kilometra larg qytetit të Korçës, “Pylli fazanëve” përveç se një zonë e mbrojtur, është bërë edhe pjesë e guidave të Rajonit të Korçës.
Përveç fazanëve me shumicë, prej të cilit ka marrë edhe emrin, pylli është i pasur me specie të llojeve të ndryshme.
Natyra e mrekullueshme dhe speciet e këtij rezervati janë mahnitës për vizitorët, kryesisht për ata që e vizitojnë për herë të parë si dhe për fëmijët.
Rezervati prej 60 hektarësh është krijuar pas përfundimit të tharjes së kënetës së Maliqit në vitin 1960. Që prej krijimit, ai ka pasur statusin e muzeumit natyror, ndërsa prej vitit 2015, u bë edhe pjesë e zonave të mbrojtura./abcnews.al