U luajtën dje dy ndeshje të Champions League dhe Bayern e Chelsea mundën të marrin rezultate pozitive, duke bërë një hap të mirë përpara për të kaluar në fazën çerekfinale.
Ndërkohë magjia e Champions vazhdon edhe sot me dy sfida. Borussia M’Gladbach dhe Manchester City është ndeshja e parë, teksa kjo sfidë do luhet në Budapest me gjermanët si pritës.
Ky postim ndodhi për shkak të kufizimeve të shtetit gjerman por mospërhapjen e mutacionit të ri të Cpvid-19. Padyshim favorite skuadra e Manchester City, që sot synon fitoren e 19 radhazi.
Ndërkohë sfida tjetër është disi më e balancuar në cilësi, megjithëse jo në të shkuarën e dy klubeve në fjalë. Atalanta pret Real Madrid në Bergamo. Skuadra italiane ka treguar se di të luajë bukur dhe të mundë çdo kundërshtar.
Nga ana tjetër Real Madrid vjen nga një periudhë e vështirë në ndeshjet e fundit dhe kjo ndeshje tregon shumë për fatet e sezonit. Los Blancos janë skuadra më në presion në këtë përballje. Të dy ndeshjet nisin në 21:00. /abcnews.al