Magjia e Champions League vazhdon dhe sot, me dy supersfida. Lyon pret në Francë kampionët e Italisë, Juventusin, me “Zonjën e Vjetër” që kuotohet si një ndër skuadrat favorite për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni.
Lyon ka mungesën e madhe të Depay, por sërish francezët janë një skuadër delikate për t’u mposhtur. Ronaldo e nis titullar këtë sfidë, në kompeticionin e tij të preferuar, i mbështetur nga Dybala dhe Cuadrado. Pjanic luan kundër ish-ekipit të tij.
Ndërsa në takimin tjetër mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, yjet janë të shumtë. Guardiola dhe Zidane kanë zgjedhur formacionet e tyre, ku surprizat nuk mungojnë. Trajneri i Cityt ka lënë në stol Sergio Agueron, ndërsa Zidane, luan me Iscon dhe Vinicius në krahët e sulmit, me Benzeman pykë. Dy ndeshje të gjitha për tu ndjekur./abcnews.al