“Magjia” e Arbër Hoxhës shpëton “Legjionarët”, Shqipëria ndan pikët me Kroacinë në “Volksparkstadion”

schedule16:59 - 19 Qershor, 2024

schedule 16:59 - 19 Qershor, 2024

Kombëtarja e Shqipërisë barazoi me shifrat 2 me 2 kundër Kroacisë. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të madhe, totalisht të kundërt nga ajo hapësja e Kampionatit Evropian të futbollit, ndaj Italisë.

Gjithçka nisi me festën “kuqezi”, me golin që erdhi pas një shpërthimi të anësorit, Jasir Asani, në minutën e 11’-të të sfidës, i cili lëshon një krosim perfekt drejt zonës, aty ku “fantazisti”, Qazim Laçi ishte i pozicionuar siç duhet për ta dërguar sferën me një goditje potente me kokë, në rrejtën e “shtatlartit” Livakovic.

Mirëpo, me nisjen e fraksionit të dytë të lojës gjithçka mori për poshtë, me “Legjionarët” që u mbrojtën “me mish e me shpirt”, deri në minutën e 74’-t, ku fillimisht ishte Andrej Kramaric, i cili dërgon topin në rrjetë, nëpërmjet këmbëve të Elseid Hysajt, ndërsa vetëm 2 minuta më pas Gjasula shkakton një autogol duke përmbysur gjithçka, megjithatë nuk mbaroi me kaq, pasi në minutën e 92’-të ishte sërish Gjasula, i cili korrigjoi gabimin kësaj here duke dërguar topin në rrjetën kroate, për të siguruar të paktën 1 pikë nga kjo sfidë.

Pas kësaj sfide, Shqipëria renditet e 3-ta, në Grupin B të Euro 2024, me vetëm 1 pikë, po aq sa Kroacia e vendit të fundit, por me një golavarash më pozitiv se këta të fundit. Ndërkaq, në sfidën e radhës dhe të fundit të grupeve, “Kuqezinjtë” do të përballen me “La Furia Roj” spanjolle, ndërsa Kroacia do të përballet me Italinë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!