Zyrtarë të lartë antimafia dhe studiues i kanë thënë CNN se klanet mafioze tashmë po përfitojnë nga pandemia e koronavirusit, veçanërisht në jug të Italisë.
Ata po ofrojnë nevoja të përditshme në lagje të varfëra, duke u ofruar kredi bizneseve në prag të falimentimit. Dega më e fuqishme e mafies, Ndrangheta, me qendër në Kalabri, mendohet se kontrollon 80% të tregut europian të kokainës. Edhe pse pandemia e bënte më të vështirë shpërndarjen, ajo përfitoi nga bllokimi.
Gazetari Roberto Saviano, autor i “Gomorrah: Mafia tjetër e Italisë”, i tha CNN se “trafikantët përfituan nga mungesa e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit në porte.
Franco Gabrielli, kreu i policisë italiane, tha se organizatat mafioze tashmë janë ngulitur thellë në pjesë të ekonomisë “që nuk janë bllokuar nga kufizimet e Covid-19: zinxhiri bujqësor-ushqimor, furnizimi me ilaçe dhe pajisje mjekësore, transporti rrugor etj.”
Anna Sergi, pedagoge e vjetër në kriminologji në Universitetin e Essex, thotë se krizat e kaluara kanë treguar se mafia mund të lëvizë para shpejt jashtë sistemit bankar dhe të kërkojë më pak garanci sesa bankat. Huadhënia e parave për ndërmarrjet e shqetësuara dhe pastaj gradualisht marrja nën kontroll e tyre, është një taktikë e mirë mafioze.
Ndrangheta dhe klanet e tjera nuk jetojnë thjesht në shoqëritë ku ato janë të fortë. Ata ndërtojnë besnikëri duke furnizuar nevoja për lagje të varfëra dhe para për bizneset në vështirësi.
Kriminalistja Anna Sergi thotë se mafia dëshiron që komuniteti ta pëlqejë dhe të ketë nevojë për të në të njëjtën kohë. Qeveria është në dijeni të rrezikut. CNN mori një letër të shkruar nga Ministri i Brendshëm Luciana Lamorgese për udhëheqësit rajonalë duke paralajmëruar se organizatat kriminale do të përpiqeshin të përdorin “format e mbështetjes” për të fituar popullaritetin.
Saviano thotë se gjatë kësaj krize, mafia do të përpiqet të punësojë ata që kanë ngeluar pa punë si ushtarët e saj. Rreth tre milion italianë punojnë në të zezë, sipas anketave të shumta. Një studim i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në 2017 vlerësoi se një e katërta e italianëve rreth të 20-ve nuk ishin as të punësuar, as të arsimuar dhe as në ndonjë trajnim.
Pavarësisht se kufijtë janë mbyllur, mafia mund të kalojë lirisht dhe të sjellë furnizime të ndryshme.
Nuk është vetëm problemi i Italisë. Bandat e mafies janw pwrhapur kudo në Evropë dhe shumë më gjerë. Ndrangheta ka një rrjet të gjerë evropian për shpërndarjen e drogës, shpesh duke përdorur restorante si pika. Ka investuar edhe në prona gjithashtu.
Tani për tani, kontrollet e përforcuara të kufirit dhe bllokimet në mbarë vendin kanë bllokuar gjtihashtu shpërndarjen. Por si koronavirusi, ashtu edhe grupet mafioze nuk janë respektues të kufijve. “Mafia është shumë e fuqishme edhe në Gjermani”, tha Roberto Saviano. “Ata godasin më pak, por janë shumë të fuqishëm”./abcnews.al