“Mafia e inceneratorëve”, Bardhi: Afera 400 milionë euro, Gjiknuri 15 fluturime me bosët e plehrave

schedule10:44 - 29 Tetor, 2021

schedule 10:44 - 29 Tetor, 2021

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi pas akuzave në seancën e djeshme plenare në Kuvend e ka nisur ditën e sotme sërish me sulm kundër shumicës socialiste për inceneratorët. Zyrtari i lartë i PD-së shprehet se Damian Gjiknuri udhëtoi 15 herë jashtë Shqipërie me Mirel Mërtirin e inceneratorëve.

Afera 400 milionë euroshe e mafies së plehrave është një nga shpërdorimet më të mëdha të taksave të qytetarëve shqiptarë. Ditën e djeshme Partia Demokratike zbuloi një tjetër zgjatim të kësaj afere të pisët, nëpërmjet faktimit të lidhjeve të ngushta të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, bosëve të inceneratorëve, dhe Damian Gjiknurit, i cili ka udhëtuar mbi 15 herë me ta jashtë Shqipërisë, ndërkohë që i gjithë aparati shtetëror ishte vendosur në gatishmëri të mafies së plehrave.

Ky konflikt i pastër interesi i shtohet numrit të madh të provave që Partia Demokratike ka grumbulluar vitet e fundit mbi këtë aferë që bën bashkë drejtuesit më të lartë të këtij pushteti të korruptuar, e sigurisht vet Edi Ramën, që ka promovuar dhe mbrojtur këto projekte që  shkrumbojnë vetëm taksat e qytetarëve.

Tani është radha e drejtësisë të thotë fjalën e saj mbi këtë aferë 400 milionshe, që tregon edhe njëherë urgjencën që ka Shqipëria të pastrohet nga politikanët e korruptuar dhe të largoi këtë regjim plaçkitësish” shkruan Bardhi./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!