Mafia dhe COVID-19 një pandemi e dyfishtë në Kalabri

schedule09:00 - 30 Nëntor, 2020

schedule 09:00 - 30 Nëntor, 2020

Mjeku Demetrio Labate tregon për BBC situatën e vështirë në përballje me COVID-19.

“Deri pak më parë 12 nga 18 shtretërit tanë të kujdesit Intensiv Covid ishin të zënë, ndërsa një pacient 82-vjeç humbi jetën”, trego ai.

Kalabria u vlerësua “zonë e kuqe” në fillim të nëntorit për shkak për rritjes së shpejtë të infektimeve.

Në një vëzhgim të sjellë nga reparti i koronavirusit të Grande Ospedale Metripolotano, spitali më i madh në Kalabri, mjeku i ICU Labate, tregon se vala e dytë e ka goditur më shumë vendin, në krahasim me valën e parë, ndërsa shton se ka mungesë personeli.

Po ashtu drejtori i spitalit Lole Fontozzi shprehet: “Kjo valë ishte e paparashikueshme”.

Italia u bë vendi i parë që u godit nga pandemia duke u kthyer për një periudhë kohe epiqendra e saj për shkak të numrit të lartë të viktimave, ndërsa u bë edhe vendi i dytë në Evropë që tejkalon 50,000 vdekje.

Ndërkohë rajoni jugor  u rrezikua nga vala e dytë e pandemisë, duke krijuar kaos në sistemin shëndetësor në Kalabri.

Kalabria është lënë me dekada pa vëmendje nga aktorët politike ku edhe shpeshherë është bërë pjesë e plaçkitjeve nga bandat kriminale.

Korrupsioni përkeqësoi edhe më shumë situatën ku dy komisionerë shëndetësorë u pushuan nga puna brenda muajit të kaluar.

“Kalabria u gjend pa spitalet e duhura për të përmbushur edhe kërkesat minimale të koronavirusit – kështu që i gjithë sistemi u zhyt në kaos”, thotë Santo Gioffrè, një gjinekolog , shkruan BBC.

Mafia dhe COVID-19 tashmë konsiderohen një pandemi e dyfishtë.

Filippo Cogliandro, kuzhinier i vlerësuar me disa çmime, tregon se ka mbyllur dyert e restorantin L’A Gourmet.

“Ne do ta shkatërrojmë virusin me një vaksinë , por lufta kundër mafies do të zgjasë më shumë”, shprehet ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!