Maduro fiton edhe një mandat si president i Venezuelës

schedule08:58 - 21 Maj, 2018

schedule 08:58 - 21 Maj, 2018

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro ka fituar edhe një tjetër mandat gjashtëvjeçar në këtë pozitë, ndonëse procesi zgjedhor është përcjellur me bojkot të opozitës dhe pretendime për manipulim të votave.

Në votime kanë dalë 46 përqind të banorëve, derisa ky proces është zhvilluar në periudhën e krizës së rëndë ekonomike.

Kandidati kryesor opozitar, Henri Falcon ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve pas mbylljes së kutive të votimit.

“Ne nuk e konsiderojmë të vlefshëm këtë procez zgjedhor, na duhet të mbajmë zgjedhje tjera në Venezuelë”, ka thënë ai.

Shefja e Këshillit Kombëtar Zgjedhor, Tibisay Lucena, ka thënë se pas numërimit të më shumë se 90 përqind të votave, Maduro ka fituar 67.7 përqind apo 5.8 milionë vota dhe Falcon ka fituar 21.2 përqind apo 1.8 milion vota.

”Ata më kanë nënvlerësuar”, ka thënë Maduro para mbështetësve të tij jashtë pallatit presidencial në Karakas.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë së zgjedhjet kanë qenë “të lira dhe të drejta”, mirëpo shumica e opozitës ka bojkotuar rezultatin.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka thënë se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve.

Përmes një postimi në Twitter, misioni amerikan në Kombet e Bashkuara e ka cilësuar procesin si “fyerje ndaj demokracisë”. /REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!