Prokurorja e Përgjithshme e SHBA, Pam Bondi, ka njoftuar se presidenti venezuelian Nicolas Maduro dhe Zonjën e Parë, Cilia Flores, janë të akuzuar në Gjykatën e Distriktit Jugor të Nju Jorkut.
Bondi tha se Maduro përballet me akuza për:
- konspiracion për narkoterorizëm,
- konspiracion për importim kokaine,
- posedim armësh automatike dhe pajisjesh shkatërruese,
- dhe konspiracion për të poseduar këto armë kundër SHBA.
Maduro ishte akuzuar fillimisht në mars 2020 për “narkoterorizëm” në të njëjtën gjykatë. Bondi shtoi në X: “Ata së shpejti do të përballen me gjithë ashpërsinë e drejtësisë amerikane në tokën amerikane, në gjykatat amerikane.”
Ajo falenderoi gjithashtu presidentin Trump dhe forcat e armatosura amerikane për operacionin e suksesshëm kundër dy të dyshuarve për trafik ndërkombëtar droge. / abcnews.al /


