Nikolas Maduro, presidenti I Arrestuar i Venezueles se bashku me bashkeshorten e tij Cilia Flores u paraqit kete te hene per tu njohur me Akuzat kunder tyre ne Gjykaten e Distriktit Jugor te Nju Jorkut ne Manhatan. Maduro dhe bashkeshortja e tij u derguan ne Gjykate Nen masa te rrepta sigurie nga nje makine e blinduar ushtarake , me pranga ne Duar dhe Dhjetera oficere te forcave Delta qe I Shoqeronin.
Komunikimi I Akuzave ndaj Maduros dhe bashkeshortes se tij nuk u transmetuan drejtperesedrejti nga Mediat Amerikane ndryshe nga mberritja e tyre ne gjykate.
Associatet Press raporton se Nicolas Maduro dhe Bashkeshotja e tij Cilia Flores vetedeklarua I pafajshem sipas nje deklarate qe iu dorezua gjykates nga Avokati I tyre . 63 vjeçari I cili tha se ishte rrembyer ne menyre brutale perseriti here pas here perballe trupes Gjykuese se ai nuk kishte kryer asnje Krim dhe se ishte nje njeri I mire. Maduor vijoi te insistonte se ai eshte Presideni i venezueles dhe se dicka e tille nuk kishte ndryshuaer.Njesoj si Presidenti I Arrestuar edhe bashkeshortja e tij Cilia Flores vijoi te pretendonte ne Gjykate se ajo ishte zonja e pare e Venezueles.
Pas arrestimit te Maduros dhe bashkeshortes se tij ne oret e para te se Shtunes, Prokurorja e pergjithshme e SHBA Pam Bondi njoftoi akuzat qe rendonin ndaj ciftit duke perfshire narko terrorizëm, import kokaine, zotërim të pajisjeve shkatërruese dhe mitralozëve dhe plane për t’I zotëruar këto armë në dëm të Shteteve të Bashkuara. Paraqitja e tyre peprara gjykates ne seancen degjimore qe zgjati 30 minuta konsiderohet një procedurë e shkurtër dhe formale, gjatë se cilës ciftit maduro iu lexuan akuzat kunder tyre. Megjithatë ky hap konsiderohet fillimi I një beteje të gjatë ligjore në Shtetet e Bashkuara.
Çështja e ciftit Maduro i është caktuar gjyqtarit federal 92-vjeçar Alvin Hellerstein, i cili u emërua dhe u konfirmua nga Presidenti Bill Clinton në vitin 1998. Hellerstein ka kryesuar çështje që rrjedhin nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, si dhe çështje të tjera që përfshijnë terrorizmin dhe sigurinë kombëtare. Teksa Maduro dhe bashkeshortja e tij ndodheshin brenda Gjykates per tu njohur me akuzat dhjetera protestues u mblodhen jashte godines se Drejtesise ne nje protest duke e quajtur arrestimin e 63 vjecarit te paligjshem. Associated press shkruan se shumica e qytetareve qe moren pjese ne kete proteste ishin qytetare nga Venezuela, Kuba dhe Kolumbia.
/ abcnews.al /


