Ndërsa Madridi po përgatitej për kufizime të reja, ekspertët në Spanjë paralajmëruan se masat e vendosura nuk ishin efektive, pasi situata në të cilën ndodhet vendi kërkon masa më të forta.
Edhe epidemiologët janë shprehur se masat janë marrë shumë vonë, pasi situata në Madrid paraqitet alarmante.
Fernando Garcia, epidemiolog në shoqatën e shëndetit publik në Madrid , tha se do të duhej që shumë qytetarë të punon nga banesat e tyre.
Rajoni i Madridit është konsideruar si zona më e nxehtë e COVID-19 në Evropë
Nga ana tjetër Franca ka raportuar shifra të larta të personave të prekur me COVID-19.
Në 24 orët e fundit autoritetet në Francë raportuan 12, 148 raste të reja me koroanvirus, ndërsa 136 persona humbën jetën.
Sakaq kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr, Tedros Adhanom Ghebreyesus, raportoi se deri më tani në të gjithë janë regjistruar rreth 2 milion raste me koronavirus.
/abcnews.al/