Nëse ekziston një “mace e zezë”, është pikërisht kjo. Vështirë se gjen një kundërshtar më të pamundur në Ligën e Kampionëve për Atletikon sesa “kushërinjtë” brenda qytetit.
Reali I Madridit ka triumfuar gjithmonë përballë bardhekuqve, ndonëse përballja e tanishme në Champions do të jetë histori më vete. Derbi I kryeqytetit spanjoll në Europë nisi që në 1959, kur Reali eliminoi Atletikon në gjysmëfinale, edhe pse u deshën tri ndeshje, 2-1, 0-1 e 2-1.
Kaluan 55 vjet dhe një tjetër duel mes tyre u luajt në Ligën e Kampionëve, madje në finale, ajo e 2014-ës. Reali fitoi 4-1 në “Estadio da Luz” të Lisbonës, edhe pse u desh goli I Sergio Ramosit në fund të 90-minutave që të shpëtonte.
Sfida tjetër erdhi tepër shpejt, në çerekfinale në 2015. Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë, në favor të “merengesve” vendosi goli I Çiçarito Hernandesit në “Bernabeu”.
Përballjet vazhduan radhazi, pa mungesë kur në finalen e 2016-ës, Reail I Zidanit u sfidua deri në fund në “San Siro” dhe fitoi vetëm pas penalltive.
Ndeshja përfundoi 1-1, dhe me 11-metërsha 5-3. E fundit herë ishte ajo në gjysmëfinale të Championsit në 2017. Reali fitoi 3-0 në “Bernabeu” dhe nuk u dëmtua nga humbja 1-2 në ndeshjen e kthimit.
Sot në orën 21:00 sërish në “Bernabeu” luhet dueli I radhës, I pari në të tetat e finaleve. Lajmi i mirë për Realin është që Valverde është kthyer në stërvitje pas dëmtimit e ndoshta mund të luajë.
Nëse jo, në vend të tij do të jetë Lukas Vaskez. Madrilenët kanë mungesa si Sebajos, Militao dhe Karvahal, që janë të dëmtuar, si dhe Belingham që është I pezulluar.
Trajneri Karlo Ançeloti ka besim, por është i kujdesshëm.
“Kemi një përshtypje shumë të mirë nga ndeshja e fundit që kemi luajtur këtu në “Bernabeu” ndaj Sitit, një paraqitje e shkëlqyer dhe duhet ta përsërisim. Nuk mendojmë aspak për kualifikimin, të paktën jo tani. Përballja do të jetë shumë e fortë, e barazpeshuar, dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit. Objektivi këtë herë është të luajmë mirë, të marrim një avantazh për ndeshjen e kthimit. Asgjë më shumë. Nuk mund të marrim një avantazh të madh në ndeshjen e parë. Gjithçka është e barabartë deri në fund.
Atleti ndërkaq ka vetëm dy mungesa, dhe këta janë të dëmtuarit Koke dhe Aspilikueta.
Simeone e di historinë dhe përpiqet ta anashkalojë.
“Është një përballje ndaj një rivali shumë të madh. Ajo që ka ndodhur në të kaluarën nuk do të ketë ndikim. Po flasim për Championsin. Luajmë ndaj një ekipi që ka shkruar historinë në Champions. Reali dhe Barcelona dihet se çfarë historie kanë. Ne duhet të mendojmë sesi mund të fitojmë këtë duel. Për qytetit, për Madridin, kjo ndeshje është spektakolare. Po ashtu për Spanjën, sepse është shumë mirë që në çerekfinale do të jetë një ekip spanjoll”.
Si gjithmonë, Reali është favorit, aq më tepër në fushën e tij./abcnews.al