Ylli i muzikës, Madonna ka mbushur 64 vjeç muajin e kaluar, megjithatë mosha nuk e pengon atë që dalë me burra më të rinj se ajo. Ashtu sikurse Leonardo DiCaprio, i cili shoqërohet me vajza deri në 25 vjeç, dhe këngëtarja me famë botërore duket se ndjek një rregull të ngjashëm.
Që nga divorci i saj në vitin 2008 nga Guy Ritchie (10 vjet më i ri) dhe një romancë e shkurtër me Alex Rodriguez (17 vjet më i ri), këngëtarja është takuar me burra të paktën 28 vjet më të vegjël. I dashuri i fundit i Madonës, modeli Andrew Darnell, është 41 vjet pas saj, shkruan abcnews.al.
23 vjeçari është më i vogël se vajza e saj 25-vjeçare. Kjo nuk është rastësi, tha një mikeshë e Madonës: “Asaj i pëlqen ideja që një djalë të jetë më i vogël se vajza e saj. Disa njerëz mund ta shohin si një vampire, që “ushqehet” me të rinjtë, por, në mendjen e saj, ajo është rinore dhe kjo e vërteton këtë.”
Andrew Darnell
Diferenca në moshë: 41 vjet
Më 4 shtator, Madonna u fotografua me modelin dhe aktorin 23-vjeçar, i cili luajti Sylvester në serialin “Betty”. Për një xhirim të kopertinës së revistës Paper që debutoi muajin e kaluar, ata u shfaqën në momente intime.
Ahlamalik Williams
Diferenca në moshë: 36 vjet
Williams u njoh për herë të parë me këngëtaren kur ishte pjesë e turneut Madame X të Madonna-s në vitin 2015. Ata filluan të takoheshin në vitin 2019, kur ai ishte 25 vjeç. Ajo është edhe më e madhe se babai i tij, i cili nuk e kishte problem diferencën mes tyre: “Dashuria nuk ka moshë”, tha ai.
Gjërat ishin mjaft serioze sa Madonna festoi me balerinin 63 vjetorin e saj të lindjes. Në kohën e ndarjes së tyre prillin e kaluar, një mik i tha gazetës britanike The Sun se ishte e vështirë që ta mbanin të gjallë romancën për shkak se ishin të angazhuar me projektet e tyre, shkruan abcnews.al.
Kevin Sampaio
Diferenca në moshë: 28 vjet
Kevin Sampaio ishte 31-vjeç kur Madonna, 59-vjeçare në atë kohë, pranoi publikisht se janë bashkë në vitin 2017. Ata ishin takuar për më shumë se një vit përpara se të shiheshin së bashku në Portugali. Në vitin 2019, ai u largua nga vëmendja, kohë dhe kur ata i dhanë fund romancës së tyre.
Aboubakar “Brooklyn” Soumahoro
Diferenca në moshë: 33 vjet
Ata u takuan në një festë në vitin 2015. Menjëherë pas takimit, modeli e la punën e përditshme dhe u pa në turneun e saj “Rebel Heart”. Gjërat u bënë mjaft serioze sa Soumahoro u zhvendos nga Londra në vendin e Madonna-s në NYC si dhe u afrua me fëmijët e saj, shkruan abcnews.al.
Timor Steffens
Diferenca në moshë: 29 vjet
Madonna dhe balerini dolën në qendër të vëmendjes në janar 2014, pasi u takuan në një shtëpi zvicerane në pronësi të stilistit Valentino. Ajo ishte 55, ai ishte 26 vjeç. Marrëdhënia zgjati vetëm shtatë muaj. Ai po festonte ditëlindjen kur Madona i kërkoi me mirësjellje të merrte valixhet dhe të largohej.
Brahim Zaibat
Diferenca në moshë: 28 vjet
Në shtator 2010, Madonna, asokohe 52 vjeç, i kërkoi Brahim Zaibat, 24 vjeç, të kërcente në një event promovues për linjën e saj të veshjeve Material Girl dhe ai hyri menjëherë në zemrën e saj, shkruan abcnews.al.
Jesus Luz
Diferenca në moshë: 29 vjet
Në dhjetor 2008, Madonna, në atë kohë 50 vjeçe, po bënte një set fotografik në Brazil për revistën W. Gjithashtu në setin e xhirimit ishte Jesus Luz, vetëm 21 vjeç, i cili u zgjodh si partneri dhe më pas mori rolin edhe jashtë kamerave. Karriera e tij e modelimit shpërtheu falë lidhjes me këngëtaren. /abcnews.al