Madonna ka bërë tatuazhin e saj të parë në moshën 62-vjeçare. Këngëtarja ndau disa foto në rrjete sociale, duke dokumentuar përvojën e saj të parë të tatuazhit. “Bojë për herë të parë….#familje”, shkroi Madonna.
Këngëtarja shkroi inicialet LRDMSE në dorë në nder të fëmijëve të saj. Pak ditë më parë, Madonna ndau një fotografi nostalgjike në rrjete sociale, ku pozonte përkrah dy fëmijëve të saj biologjikë – Lourdes dhe Rocco si dhe katër fëmijëve të adoptuar David Banda, Mercy James dhe binjakët Stella dhe Estere. /abcnews.al

