Madonna mbush 60 vjeç

schedule12:46 - 15 Gusht, 2018

schedule 12:46 - 15 Gusht, 2018

Mbretëresha e muzikës pop Madona, feston nesër 60 vjetorin e lindjes. Këngëtarja amerikane ka ndikuar jo vetëm muzikën, por edhe botën e modës.

Madona mbush 60 vjeç dhe do i festojë në Marakesh, në ditën e lindjes në 16 gusht. Luiz Veronika Cikone lindi në Miçigan të SHBA, e treta e 6 fëmijëve, shkon në New York me 35 dollarë në xhep për të ndjekur ëndrrën që të bëhej balerinë, me një jetesë modeste. Suksesi i vjen pikërisht nga kërcimi, bashkë me emrin e artit Madonna. Dy këngët e para solo, Everybody dhe Holiday e shndërrojnë në yllin e preferuar të njujorkezëve, ndërsa me albumin e parë me titullin “Madonna”, e ndihmuar edhe nga stacioni muzikor MTV në hapat e parë të tij, ia del të marrë plot 5 disqe platini. Që këtu i nisin në rritje këngët që bëhen suksese ndërkombëtare si :Like a Virgin, Material Girl, Angel, La Isla Bonita, Papa Don’t Preach, kjo e fundit solli debat pasi mbronte të drejtën e abortit.

Vitet 90 janë vitet e Madonnës seksi dhe e albumit të saj “Erotica”, që pati sukses planetar pasi iu dedikua politikanes së njohur argjentinase Evita Peron, rolin e së cilës Madona luajti në filmin me të njëjtin emër. Me hyrjen e mijëvjecarit të ri, Madona i kthehet muzikës dance, me fokus tek ajo elektronike. Albumi “Rrëfime në parkentin e kërcimit” shet mbi 6 milionë disqe, duke kryesuar klasifikimet në plot 39 vende të botës. Ndërkohë, karriera e saj kalon përherë e më shumë nga kinemaja. Ka interpretuar në rreth 20 filma.

Mbretëresha e muzikës pop, provokuese, protagoniste e padiskutueshme e industrisë muzikore, amerikania me origjinë italiane, ka fituar vendin e vetë në Olimpin e muzikës, por është shndërruar edhe në një ikonë stili, pasi që në fillimet e saj artistike, ka ndikuar tendencat e modës, duke u shndërruar në simbol për dekada e breza në të gjithë botën, një grua spektakolare në 360 gradë e shumë më tepër. 60 vjeçarja i ka provuar të gjitha: këngëtare, kantautore, balerinë, aktore, regjisore, skenariste, producente kinematografike e diskografike, shkrimtare, nënë biologjike dhe adoptive, si dhe mbrojtëse e të drejtave të personave më të dobët.

Jeta private është shënuar nga lidhje të zhurmshme me personazhe të njohur që nga këngëtari Prince, aktorët Sean Penn e Warren Beatty e kampioni i basketbollit Denis Rodman. Por nga lidhja me trajnerin e saj lind vajza e pare Lourdes Maria, ndërsa nga lidhja me regjisorin Guy Ritchie, lind djali Rocco. Madona ka adoptuar edhe katër fëmijë.

Së fundmi ka treguar se ka ndryshuar mënyrën e jetesës. Është trasferuar në Lisbonë me fëmijët për të ndjekur ëndrrën e djalit të adoptuar, David që dëshiron të bëhet futbollist./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!