Madonna krah të dashurit 25-vjeçar, feston 62-vjetorin me kanabis

schedule14:28 - 17 Gusht, 2020

schedule 14:28 - 17 Gusht, 2020

Diva e muzikës pop, Madonna festoi ditën e djeshme 62-vjetorin e lindjes. Ajo ka publikuar në Instagram disa foto nga festa e ditëlindjes, ku shfaqet në krah të të dashurit të saj 25-vjeçar Ahlamalik Williams dhe fëmijëve të saj.

Por, ajo që bie në sy është se ajo mban një tabaka me marijuanë në duar. “Mirësevini në Xhamajkë…”, ka shkruar Madonna krahas fotove që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Welcome to Jamaica……….??????? #birthday #leo @ahla_malik

A post shared by Madonna (@madonna) on

Por pamjet e publikuara në rrjete sociale nuk u pritën mjaft mirë nga ndjekësit, Shumica prej tyre ndërsa i kanë uruar mbretëreshës së pop-it përvjetorin e 62-të, e kanë cilësuar postimin “të papërshtatshëm”. “Ju duhet të burgoseni.”E papërshtatshme. Ka një pandemi”, janë disa nga komentet e tyre duke iu referuar imazhit të përdorimit të drogës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!