Madonna i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj më të ri, Ahlamalik Williams. Këngëtarja 63 vjeçare nisi të shoqërohej me balerinin në vitin 2019, katër vjet pasi e takoi atë në turneun e saj Rebel Heart por tashmë kanë vendosur që të ndjekin rrugë të ndara.
The Sun raporton se këngëtarja u ka thënë miqve se është sërish beqare pasi gjërat nuk po funksiononin më me balerinin amerikan. Dyshja, të cilët kishin një diferencë moshe 35 vjeçare, nuk ishin parë më së bashku që nga muaji Janar.
Këngëtarja bëri një postim në rrjete sociale, që dukej se i adresohej ndarjes. “Karma tha: kur dikush në jetën tuaj nuk është i duhuri për ju … Zoti do t’i përdorë vazhdimisht për t’ju lënduar derisa të bëheni të fortë.” Një burim për The Sun tha:
“Ata janë ende në marrëdhënie të mira por janë në vende të ndryshme me jetën e tyre. Ata kaluan muaj së bashku në turne dhe në izolim, por tani ai është larguar nga shtëpia e saj. Me të dy duke punuar në gjëra të tjera, ishte e vështirë të mbanin të ndezur romancën e tyre.”
/abcnews.al