“Madonna” e Mozzik vendosin rekord të ri brenda një jave

schedule09:41 - 7 Korrik, 2020

schedule 09:41 - 7 Korrik, 2020

Teksti banal i përdorur në projektin “Madonna”, e vendosi Mozzik-un në qendër të kritikave të shumta mes artistësh dhe qytetarësh. Ishin të shumtë ata që reaguan ashpër që një këngë e tillë, e cila ka një audiencë të grupmoshave të ndryshme, të përmbajë fjalë kaq banale.

Megjithatë, duket se kritikat nuk e kanë ndalur suksesin e këngës. Ajo është konsideruar si ndër këngët më të dëgjuara ditët e fundit, pasi në vetëm një javë nga publikimi ka arritur të marrë 10 milion klikime.

Madje, Mozzik dhe me bashkëpunimin me Kidën theu rekord shikueshmërie, duke u bërë artisti i parë shqiptar me dy këngë “on trending”, pasi disa ditë para “PP” publikoi “Madonnën” e famshme. Mozzik duket se të gjitha kritikat i ka marrë me sportivitet, pasi në Intagram postoi dhe versionin e ri të këngës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!