Madonna e Mozzik ndezi debatin e madh, Soni Malaj mendon ndryshe: Ka vetëm 1 problem ajo këngë!

schedule20:21 - 7 Shtator, 2020

schedule 20:21 - 7 Shtator, 2020

Shumë këngë shqiptare të dala së fundmi kanë qenë në qendër të vëmendjes nga kritikuesit, e ndër to mund të përmendin edhe Mozzik me këngën “Madonna”. Diskutimi nuk shpëtoi as nga programi i moderatorit Ermal Peçi “ABC e pasdites”. Çfarë këngësh i kanë pëlqyer Sonit nga prodhimet e kësaj verë?

“Nuk do të thosha që do t’i këndoja, por që më kanë pëlqyer janë Xhensila Myrtezaj me Ardianin,  Dafina Zeqiri, dhe Mozzik me këngën “Madona”. Kjo më pëlqen shumë”.

E pyetur nga moderatori i ABC së Pasdites, Ermal Peçi se çfarë mendimi kishte për këngën e Mozzik ajo është shprehur se është pro këngëve të tilla,  vetëm se kërkojnë një menaxhim më të mirë transmetimi.

LEXO EDHE: Më janë infektuar njërëz më Covid! Soni Malaj për ndalimin e muzikës: Ja pse refuzova ofertat!

“Këngëtarët e huaj i kanë këngët, por i kanë edhe në version të pastër. Në këtë rast ka një gabim teknik që këngë me fjalët e plota të dilte pas orës 9 të darkës. Nuk ka pse të skandalizohen kaq shumë pasi është vetëm çështje teknike, dhe duke qenë për një publik më adult duhet pasur kujdes çështja e transmetimit”.

Ermali vijon ta ngacmoj Sonin për qëndrimin e saj ndaj kësaj këngë, madje duke e pyetur nëse do e këndonte vet ‘Madonna’./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!