‘Madona’ e Mozzik në qendër të kritikave, Elton Deda: Është e frikshme, artistët po pakësohen

schedule14:15 - 29 Qershor, 2020

schedule 14:15 - 29 Qershor, 2020

Pak ditë më parë, Mozzik publikoi projektin e parë të albumit të tij më të ri “Mozzart”. Kënga e titulluar “Madona” rezultoi një sukses pasi vetëm në 3 ditë ka arritur të marrë rreth 5 milion klikime.

Përpos kësaj, debate të shumta shkaktoi dhe teksti i këngës për shkak të fjalëve aspak etike të përdorura. Ndërkohë në të njëjtën ditë që Mozzik lançoi këngën, artisti i mirënjohur Elton Deda shprehte shqetësimin për degradimin e këngëve në tregun muzikor shqiptar.

Ne kemi shumë pak këngë që kanë një poezi të mirë, shumica e atyre që qarkullojnë janë tepër vulgare. Është e frikshme sepse kur flasim për artin, flasim për formën më të lartë të estetikës njerëzore. Tregu i lirë nuk ka nevojë të frenohet, tregu i lirë rregullohet me ndërgjegjësimin edhe të muzikantëve edhe të politikave.

Aktivitetet duhet të fillojnë nga morali, në fund të fundit ka shumë moral brenda, arti jep mesazhe përmes tij. Shumica e njerëzve janë të lodhur, të varfër dhe arti jep mesazhe për t’ja pakësuar këto.“, u shpreh Deda.

Më tej, ai tha se është një fenomen shqetësues fakti që artistët me A të madhe po pakësohen, ndërsa shtoi se për të patur një frymë perëndimore, duhet të ndryshohet mentaliteti.

Artistë me A të madhe kemi pasur goxha dhe nga viti në vit fillojnë e pakësohen. Është fenomen shqetësues. Duhet të ndryshojmë mentalitet, të ndërgjegjësohemi se ka gjëra të reja në këtë botë. Kemi gjetur model shumë të keq ky është problem. Këngët që dëgjojmë në radio kanë të njëjtin beet, të njëjtin tekst, të njëjtën muzikë, është si turke e përzier me ottoman. Nuk është e mirë nëse duam shohim civilizimin perëndimor,” u shpreh këngëtari.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!