Aktivisti politik Fatbardh Kadilli në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, foli për koalicionin opozitar të prezantuar nga Sali Berisha “Aleanca Madhështore”. Sipas tij, ky koalicion do të jetë “madhështor” vetëm nga humbja që do të ketë.
Kadilli nënvizoi se në këtë koalicion ka njerëz “anonimë” që s’kanë asnjë kontribut në politikë.
“Unë do të vija bast që Berisha nuk i mban mend 25 emrat e kryetarëve të koalicionit. Edhe ata që nuk janë anonimë nuk flasin, nuk thonë asgjë. Ky koalicion do të jetë madhështor vetëm nga humbja dhe i mashtrimit madhështor. Berishës i duhet një faj i supozuar përse humbëm që më pas të merret për një kohë të gjatë me atë çështje, me mashtrime. Është koalicioni më qesharak që më kanë zënë sytë ndonjëherë”, tha më tej ai.
Po ashtu Kadilli u ndal edhe tek Ilir Meta, i cili ka vendosur të jetë në listën e hapur të kandidatëve të koalicionit me PD në Tiranë.
Kadilli theksoi: “Fati i tij tashmë është i vulosur. Edhe sikur të fitojë në izolim nuk do ketë mundësi të bëjë betimin. Për atë nuk ka rëndësi nëse është në listë të mbyllur apo të hapur. Është një lojë inteligjente, si gjithmonë Meta duhet të tregojë veten në formë luftarake, dhe ia ka dalë. Por asnjë nga deputetët e listës së hapur nga PD nuk bëhet dot deputet.
/abcnews.al/