Ministri i Brendshëm Serge Gelle i Madagaskarit notoi, për 12 orë pasi helikopteri ku po udhëtonte u përplas në det gjatë një misioni shpëtimi. Ministri deklaroi, që nuk ishte koha e tij për të vdekur. Dy zyrtarë të tjerë që udhëtonin më të i mbijetuan përplasjes së helikopterit.
Ministri në momentin që ndodhi aksidenti, po merrte pjesë në një mision shpëtimi në zonën verilindore të vendit ku një anije ishte fundosur dhe 39 persona kishin humbur jetën. Deri tani nuk dihet çfarë e ka shkaktuar rrëzimin e helikopterit raporton “BBC”. Shefi i policisë Zafisambatra Ravoavy deklaroi, për “AFP” që ministri përdori një nga ndenjëset e helikopterit si pajisje lundrimi.
Serge Gelle ka shërbyer, në radhët e policisë së Madagaskarit për 30 vjet para se të emërohej Ministër i Brendshëm në muajin gusht. Ministri deklaroi, pas aksidentit se nuk kishte pësuar lëndime por thjesht kishte ftohtë. / abcnews.al