Macron thirrje Turqisë dhe Hungarisë: Ratifikoni anëtarësimin e Suedisë në NATO përpara samitit

schedule09:00 - 29 Qershor, 2023

schedule 09:00 - 29 Qershor, 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Turqisë dhe Hungarisë që të ratifikojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO përpara samitit të NATO-s më 11 dhe 12 korrik në Vilnius.

Gjatë samitit në Lituani, aleatët duhet të “dërgojnë mesazhin e unitetit që kërkohet sot” kundër Rusisë dhe në mbështetje të Ukrainës, tha presidenti francez teksa mirëpriti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Paris.

“29 shtete përfunduan procedurat e tyre kombëtare (ratifikimi) shumë muaj më parë, unë u bëj thirrje të dyve që nuk e kanë bërë ende këtë të reflektojnë seriozisht mbi përgjegjësinë e tyre”, vazhdoi Macron.

“Tani është koha më shumë se kurrë për të marrë vendime që lejojnë unitetin, sigurinë e kontinentit”, tha ai.

“Ka ardhur koha për të pranuar Suedinë si një anëtare të plotë të NATO-s,” tha nga ana e tij Jens Stoltenberg, duke kujtuar se ai do të mbajë më 6 korrik në Bruksel një takim me zyrtarë të lartë nga Turqia, Suedia dhe Finlanda me shpresën se vetoja do të hiqet.

Vendet perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, i kanë kërkuar Ankarasë të miratojë anëtarësimin e Stokholmit, duke theksuar se Suedia ka respektuar kushtet e një marrëveshjeje të arritur me Ankaranë.

Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me qëndrimin e Suedisë ndaj lëvizjeve opozitare kurde si Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila është në listën e zezë nga Ankaraja si organizata “terroriste”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!