Presidenti francez Emanuel Macron i ka kërkuar Vladimir Putinit të ndalojë agresionin katastrofik në Ukrainë.
Gjatë bisedës telefonike që zgjati më shumë se dy orë Macroh shprehu shqetësimin për situatën një Donbas dhe Mariupol, ndërsa i bëri thirrje Rusisë të lejojë operacionet e evakuimit nga fabrika e çelikut Azvostal në Mariupol.
Siç u bë e ditur, presidenti francez u fokusua tek efektet e agresionit rus, ndërsa iu drejtua Putinit me një thirrjeje të re për armëpushim, shkruan abcnews.al.
Lexo edhe: Lufta në Ukrainë, 2 orë bisedë telefonike, çfarë foli Putini me presidentin francez sipas Kremlinit
Macron i bëri thirrje Rusisë që t’i japë fund agresionit të saj shkatërrues dhe të marrë përsipër përgjegjësitë e saj si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit.
Në fillim të kësaj jave, presidenti francez foli me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe shprehu angazhimin e tij për mbështetjen ushtarake.
Putini kundër Perëndimit
Ndërkohë Putini ka akuzuar Kievin se nuk tregon “seriozitet” në negociata, megjithëse përsëriti se vendi i tij mbetet i hapur për dialog.
Sipas “burimeve të Kremlinit” për agjencinë e lajmeve Tass, presidenti francez i shprehu Putinit shqetësimin e tij për mundësinë e një krize ndërkombëtare ushqimore për shkak të luftës në Ukrainë.
Sipas Kremlinit, Putin i tha Macronit se Perëndimi mund të ndihmojë për t’i dhënë fund “krimeve të luftës (dhe bombardimeve masive të qyteteve dhe qytezave në Donbass”), të cilat ai tha se çuan në viktima civile.
Megjithëse Putin dhe Macron kanë pasur biseda të rregullta telefonike që nga fillimi i luftës në Ukrainë, hera e fundit që ata folën ishte pothuajse pesë javë më parë, më 29 mars .
Presidentët e Francës dhe Rusisë, të cilët kanë qenë në kontakt tetë herë që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt, nuk kishin shkëmbyer fjalë që nga zbulimi i masakrës së civilëve në Boutcha.
Më 25 prill , Vladimir Putin, i dërgoi një telegram urimi Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij në presidencën franceze, duke i uruar atij “shëndet dhe sukses”.
Sipas zyrës presidenciale në Paris, biseda telefonike që Macron dhe Putin patën sot është iniciuar nga lideri 44-vjeçar i Republikës së Pestë Franceze.
Kujtojmë se Macron ka pasur një bisedë telefonike të shtunën e 30 prillit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për zhvillimet në frontin e luftës./abcnews.al/