Macron thirrje për masa europiane në favor të fermerëve

schedule22:15 - 1 Shkurt, 2024

schedule 22:15 - 1 Shkurt, 2024

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje që të ndërmerren një sëra masash europiane në favor të fermerëve.

“Ne kemi nevojë për një Europë më të fortë dhe më praktike për të mbrojtur të ardhurat e fermerëve tanë dhe uljen dramatike të burokracisë dhe kompleksitetit”, ka thënë Macron.

Gjithashtu shtoi se kjo është një sfidë e madhe, por Franca ka të gjitha mjetet për ta përballuar.

Macron po ashtu bëri një thirrje për krijimin e një force kontrolli europiane për shëndetin dhe bujqësinë.

Duhet të sigurohet se nuk do të ketë “anashkalim të rregullave në mbarë Evropën” nga qendrat e mëdha tregtare evropiane”, tha gjithashtu kreu i shtetit francez.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!