Macron thirrje BE-së dhe SHBA-së: Jepuni urgjentisht vaksina vendeve të varfra

schedule08:34 - 19 Shkurt, 2021

schedule 08:34 - 19 Shkurt, 2021

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Evropës dhe SHBA-së të dërgojnë urgjentisht deri në 5% të furnizimeve të tyre të vaksinave ndaj koronavirus it në vendet në zhvillim.

Macron i tha Financial Times se dështimi për të ndarë vaksinat në mënyrë të drejtë do të krijojë pabarazinë globale, përcjell abcnews.al.

Pjesa dërrmuese e vaksinave janë administruar nga vendet me të ardhura të larta deri më tani. Macron propozoi planin e tij për të adresuar çekuilibrin përpara një samiti virtual të G7 të liderëve botërorë të premten.

Ne nuk po flasim për miliarda doza menjëherë, ose miliarda e miliarda euro. Bëhet fjalë për shpërndarjen shumë më të shpejtë të 4-5% të dozave që kemi. Kjo nuk do të ndryshojë fushatat tona të vaksinimit, por secili vend duhet të lërë mënjanë një numër të vogël të dozave që ka për të transferuar dhjetëra miliona prej tyre, por shumë shpejt, në mënyrë që njerëzit në tokë të shohin se po ndodh”, tha Macron.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Presidenti i SHBA Joe Biden do të premtojë 4 miliard $ (2.8 miliardë) në financimin e një skeme globale të ndarjes së vaksinave, e njohur si Covax.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, i cili do të drejtojë takimin, pritet t’i kushtojë doza të tepërta Covax.

Deri më tani, të paktën 110 milion njerëz janë infektuar me virusin në të gjithë botën dhe më shumë se 2.4 milion kanë vdekur, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!