Macron thirrje aleatëve të Ukrainës të qëndrojnë të bashkuar përballë kërcënimit rus

schedule14:30 - 22 Shtator, 2022

schedule 14:30 - 22 Shtator, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje aleatëve të Ukrainës që të qëndrojnë të vendosur kundër shantazhit të Vladimir Putinit për përdorimin e armëve bërthamore në shenjë hakmarrjeje, sipas The Guardian.

Duke folur për televizionin BFM pas kthimit të tij nga asambleja e përgjithshme e OKB-së në Nju Jork, Macron tha:

“Detyra jonë është të ruajmë linjën tonë, domethënë të ndihmojmë Ukrainën siç po bëjmë, të mbrojmë territorin e saj dhe të mos sulmojmë kurrë Rusinë. Rusia është “nën presion” dhe ka vendosur të bëjë një hap drejt përshkallëzimit, por ne duhet të marrim vendime të nxituara”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!