Macron shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare pas humbjes/ Le Pen: Jemi gati të marrim pushtetin

schedule21:36 - 9 Qershor, 2024

schedule 21:36 - 9 Qershor, 2024

Pas njoftimit të presidentit të Francës Emmanuel Macron për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, ka reaguar duke përshëndetur vendimin e Macron.

“Ky votim historik tregon se kur njerëzit votojnë, njerëzit fitojnë. Ne jemi gati të marrim pushtetin nëse francezët na japin besimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme kombëtare,” shtoi ajo.

Emmanuel Macron njoftoi shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare dhe shpalli zgjedhjet parlamentare për 30 qershor pas fitores gjithëpërfshirëse të partisë së Marine Le Pen.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!