Macron: Rusia gjithnjë e më e izoluar, është jetike që lufta të mos përshkallëzojë

schedule17:30 - 24 Mars, 2022

schedule 17:30 - 24 Mars, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Rusia është gjithnjë e më e izoluar në skenën botërore.

Sipas tij është jetike për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit dhe kjo është arsyeja pse NATO ka marrë vendimin për të mbështetur Ukrainën pa bërë vetë luftë kundër Rusisë.

NATO po rishikon gjithashtu pozicionimin e saj strategjik si rezultat i luftës, thotë ai.

Macron është shprehur se Evropa duhet “të mbajë mbi supe përgjegjësitë e saj”.

Por, ky kapacitet, thotë ai, do të tregonte se Evropa ishte një pjesë aktive e NATO-s dhe jo diçka që e zëvendësonte atë.

/abcnews.al