Macron: Rusia e pabesë, po kryen krime lufte në Ukrainë

schedule12:22 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 12:22 - 13 Dhjetor, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi vullnetin e komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar ukrainasit të rezistojnë gjatë dimrit, kundër një Rusie, qëllimi i së cilës është “të zhysë ukrainasit në errësirë ​​dhe të ftohtë”.

“Rusia po vepron në mënyrë të pabesë dhe po përpiqet të përhapë terror në popullatë, duke sulmuar infrastrukturën civile,” tha presidenti francez.

Emmanuel Macron vuri në dukje se bombardimi i civilëve nga Moska është një krim lufte, duke shtuar se Kremlini po sulmon infrastrukturën civile pasi trupat e tij kanë pësuar disfata në fushën e betejës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili foli përmes një video live tha se 12 milionë ukrainas po përballeshin me ndërprerje të energjisë elektrike, duke shtuar se vendi kishte nevojë urgjente për gjeneratorë, si dhe automjete të blinduara dhe jelek antiplumb për trupat e tij.

“Ne kemi deklaruar pozicionet tona përpara konferencës së mbështetjes në Paris”, tha Volodymyr Zelensky të dielën në një mesazh në Twitter pas një bisede me Emmanuel Macron.

Komuniteti ndërkombëtar po mobilizohet edhe një herë për Ukrainën në takimin e sotëm në Paris, këtë herë me një objektiv të dyfishtë, nga njëra anë për ofrimin e ndihmës së menjëhershme për popullsinë ukrainase, e cila është një objektiv i përditshëm i sulmeve ruse, dhe ndaj nga ana tjetër për rindërtimin e vendit.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!