Macron: Putin gaboi duke pushtuar Ukrainën

schedule09:57 - 4 Qershor, 2022

schedule 09:57 - 4 Qershor, 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se homologu i tij rus Vladimir Putin kishte bërë një gabim historik duke sulmuar Ukrainën, shkruajnë mediat e huaja.

“Unë mendoj dhe ai thashë se ai bëri një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten dhe për historinë”, ka thënë Macron në ditën e 100 të konfliktit, në një intervistë me një gazetë rajonale franceze.

“Unë mendoj se ai u izolua. Është një gjë të izolosh veten – të dish se si të dalësh prej saj është e vështirë”, theksoi gjithashtu Emmanuel Macron.

Presidenti francez përsëriti se ishte e nevojshme “të mos poshtërohet Rusia”, në mënyrë që luftimet të ndalojnë dhe  të mund të gjendet një rrugëdalje përmes kanaleve diplomatike.

Macron foli gjithashtu edhe për bllokimin e grurit të Ukrainës duke thënë se do të rriste mbështetjen për Ukrainën.

“Ne duam të rrisim mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën. Dhe së fundi, të bëjmë gjithçka për të nxjerrë grurin nga Ukraina”, tha Macron.

Mijëra njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur që kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainë më 24 shkurt, duke krijuar krizën më të rëndë të refugjatëve në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!