Nga Erisa Zykaj
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka shpalosur vizionin e tij për Europën e të ardhmes, një Europë e shpejtësive të ndryshme në nivelin e brendshëm dhe krijimin e një komuniteti politik te Europës si vizion për strukturimin e kontinentit europian për të përfshirë vende si Ukraina, Gjeorgjia, apo Moldavia, por edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Edhe nëse Bashkimi Europian do t’i akordonte shpejt Ukrainës statusin e kandidatit, se procesi i anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian do të merrte shumë vite e padyshim shumë dhjetëveçarë. Kjo është e vërteta”, ka deklaruar presidenti francez. Sipas Macron, të mohosh këtë, do të thotë që BE-ja do të duhej të ulte standartet e anëtarësimit dhe të rimendonte krejtësisht Europën, si dhe parimet për të cilat Bashkimi Europian është ekzigjent edhe për vetë shtetet anëtare të BE-së.
« Le të jemi të qartë. Bashkimi Europian për nga niveli i tij i integrimit dhe ambicies nuk mund të jetë e vetmja përgjigjje afatshkurtër e strukturimit të kontinentit europian ».
ka deklaruar Macron.
Sipas presidentit francez duhet gjetur një zgjidhje në emër të stabilitetit, prosperitetit të Bashkimit Europian pa cënuar intimitetin e ndërtuar midis shteteve anëtare të BE-së.
« Nuk duhet të themi siç e kemi thënë deri tani, që përgjigjja e vetme është anëtarësimi në në BE, por të hapim një debat historik në lartësinë e ngjarjeve që po përjetojmë mbi organizimin e kontinetit europian » ka shtjelluar ai. Në këtë kuadër,Emmanuel Macron i është referuar konceptit të presidentit Françoi Miterrand për krijimin e një konfederate europiane, të cilës i bashkangjitej edhe Rusia, koncept që ishte tepër i avancuar për epokën. Por sipas presidenti Francez, Miterrand shtronte pyetjen e duhur : Si të organizojmë Europën në nivelin politik ?
Pse Macron përfshin edhe Ballkanin në komunitetin politik ?
Presidenti francez ka ripërsëritur vizionin për anëtarësimin e Ballkanin Perëndimor në BE.« Ka shtete të Ballkanit Perëndimor që janë angazhuar në rrugën e anëtarësimit dhe ky proces duhet të vazhdojnë me reformat.
Këto vende ka një vokacion të qartë ». është shprehur ai. Por duke shtjelluar idenë për krijimin e një komuniteti politik të Europës, gjatë një konference për shtyp në Strasbourg, presidenti Macron, ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të jenë pjesë e kêtij komuniteti.
Presidenti francez propozon krijimin e një komuniteti politik te Europës si vizion për Europën e të ardhmes, që do t’u mundësonte kombeve europiane të ndajnë të njëjtat vlera me Bashkimin Europian për sigurinë, paqen, energjinë, transportin, investime të infastrukturës, të lirisë së lëvizjes dhe të rinjve.« Pjesëmarrja në këtë organizatë nuk paragjykon detyrimisht anëtarësimin në BE, ashtu siç ajo nuk do të mbetej e mbyllur për ata që kanë dalë nga BE « është shprehur Macron.
Sipas tij, ky propozim vjen , pasi perspektiva e anëtarësimit është e largët, ndërkohë, që ajo për të cilat kanë nevojë vende si ato të Ballkani Perëndimor janë çështje konkrete që kërkojnë zgjidhje të shpejtë:“ Nëse ne shohim, problemet që duhen zgjidhur janë shpesh ato që kanë të bëjnë me infrasktrukturën energjitike, investimet e huaja, problemet me rininë dhe trasnporti. Mendoj, që është mënyra pêr t’I ankoruar këto vende në Europë, të rrisim bashkëpunimin, pa përzier tê gjitha axhendat “ është shprehur ai./abcnews.al.