Macron pritet të vizitojë Kinën në prill, fokus lufta Rusi-Ukrainë

schedule11:58 - 25 Shkurt, 2023

schedule 11:58 - 25 Shkurt, 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se do të vizitojë Kinën në fillim të prillit, për t’i kërkuar Pekinit të ushtrojë presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund agresionit në Ukrainë.

Një ditë pasi Kina publikoi një dokument që bën thirrje për bisedime paqeje dhe një “zgjidhje politike”, presidenti francez tha se paqja ishte e mundur vetëm me “fundin e agresionit rus, tërheqjen e forcave ushtarake dhe respektimin e integritetit territorial të popullit ukrainas”.

Dokumenti pasoi njoftimin e fundit të Kinës se ajo po përpiqet të veprojë si një ndërmjetës në luftën që ka rindezur aleancat perëndimore të konsideruara nga Pekini dhe Moska si rivalë.

Nga ana tjetër, qveria e Presidentit Xi Jinping përsëriti pretendimin e Kinës për neutralitet, edhe pse ajo po bllokon përpjekjet në Kombet e Bashkuara për të dënuar pushtimin.

Dokumenti i bën jehonë pretendimeve ruse se qeveritë perëndimore janë përgjegjëse për pushtimin e 24 shkurtit 2022 dhe kritikon sanksionet ndaj Rusisë. Në takimin e Mynihut, Sekretari i Shtetit të SHBA-së Anthony Blinken shprehu skepticizëm rreth pozicionit të Pekinit përpara nisjes së planit.

Ai tha se Kina ka ofruar ndihmë civile në mbështetje të përpjekjeve luftarake të presidentit rus Vladimir Putin dhe tha se SHBA ka informacione se Pekini “po shqyrton ofrimin e mbështetjes ushtarake”.

Kina mohoi akuzat duke e quajtur pretendimin të paqartë dhe se mungojnë provat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!