Macron pritet të mbajë fjalim për popullin

schedule09:29 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 09:29 - 10 Dhjetor, 2018

Presidenti francez Emmanuel Macron do t’i drejtohet kombit të tij mbrëmjen e sotme në orën 20:00, pas 4 protestash të fuqishme dhe të dhunshme në të gjithë vendin që prej 17 Nëntorit.

Sipas mediave franceze, ai mund të paralajmërojë masat që do të merren për të ulur tensionet në vend. Mes kërkesave të “jelekëve të verdhë” në fakt ishte dhe një përgjigje e drejtpërdrejtë e presidentit francez. Ndërkohë Macron përballë një grupi kryebashkiakësh që priti në presidenncë, ka pranuar se kishte bërë disa gabime.

“Në këtë vend ka shuma taksa”, ka pranuar Macron./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!