Ish kapiteni Artur Meçollari thotë se takimi i Emmanuel Macron me Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Paris, është në vazhdën e takimeve për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Meçollari u shpreh se nuk mund të keqë paqe në Ukrainë me shkëmbime territoresh.
Sipas Meçollarit, kjo do të ishte një fitore për Rusinë.
“Kam përshtypjen që takimi i Parisit është në vazhdën e takimeve të tjera. Jemi në një fazë që të tilla palët, vazhdojnë linjën strategjike, të mbështetjes së plotë të Ukrainës. Integriteti territorial është i padiskutueshëm. Jemi në kushtet e interferencës. Rusia është duke e rritur nivelin e kërcënimit. Thelbi qëndron që këto janë çështje të kërcënimit që Putin vazhdon. Vendet perëndimore janë duke informuar presidentin Trump, për zgjidhjen për Ukrainën. Paqja e drejtë, do të thotë paqe e qëndrueshme. Presidenti Putin është i kërkuar në Hagë, jo për agresionin, por për veprimet e kryera pas agresionit. Nuk mund të ketë paqe në Ukrainë me shkëmbime territoresh. Do të thotë fitore e Rusisë. Do të inkurajohej për veprime ndaj shteteve të tjera”, theksoi ai./abcnews.al