Nesër kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama do të udhëtojë drejt Parisit, ku do të pritet në një takim zyrtar nga Presidenti francez Emmanuel Macron. Takimi do të nisë në orën 13:20.
Ende nuk dihet se çfarë çështjesh janë në tryezë për diskutim, por sigurisht që pandemia dhe integrimi nuk mund të shmangen. Takimi i fundit mes kryeministrit shqiptar dhe Macron ka qenë në 15 maj të 2008.
Në fillim të vitit Edi Rama pati një përplasje me ambasadën franceze në Tiranë pas deklaratave të tij lidhur me shpërndarjen e vaksinave./ db/ Abcnews.al