Macron pret Le Pen e Bardella/ Francë, presidenti vazhdon konsultimet me partitë për qeverinë e re

schedule19:31 - 26 Gusht, 2024

schedule 19:31 - 26 Gusht, 2024

Pas “armëpushimit” olimpik, Presidenti Francez Emmanuel Macron po vijon negociatat me liderët e partive politike për formimin e qeverisë së re në vend.

Këtë të hënë në pallatin Elize mbërritën dy liderët e të djathtës ekstreme dhe njëkohësisht kundershtare politike të Macon, Marin Le Pen dhe Zhordan Bardella.

Udhëheqësit e Tubimit  Kombëtar, të cilët morën një shuplakë të forte në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare duke u renditur force e tretë deklaruan se do të bllokojnë çdo kandidat për kryeministër nga Fronti I Ri popullor, koalicion i se majtës franceze, brenda të cilit dhe ekstremisti Melenchon.

Në takimin një orësh me Macron Zhordan Bardellla dhe Marin Le Pen sipas mediave ndërkombëtarë i kanë thënë Presidentit Francez se do të rrëzojnë me mocion mosbesimi çdo kandidat të të majtës ekstreme që do të zgjidhej si kryeministër I vendit.

Fronti i Ri Popullor doli force e parë në zgjedhjet parlamentare të Korrikut, por nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar qeverinë.

Macron pritet qe brenda kësaj jave të mandatojë një kryeministër për të formuar një qeveri koalicioni. Mediat  franceze thonë se Macron pritet të inkurajojë kandidaten për kryeministre  të  Frontit të Ri popullor që të formojë një qeveri koalicioni. Mundësia më e madhe është që të majtët të bëjnë aleancë me centristët e Presidentit Francez. Megjithatë analistët politike thonë se kjo do të jetë shumë e vështirë për shkak të përçarjes brenda partive të së majtës lidhur me koalicionin me grupimin e Macron.

Krisa politike në Francë sipas analistëve prite të zgjasë dhe pesha e saj do të bjerë mbi presidentin Macron.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!