Macron: Po u poshtërua Shqipëria, destabilizohet rajoni

schedule16:39 - 7 Nëntor, 2019

schedule 16:39 - 7 Nëntor, 2019

Presidenti francez Emmanuel Macron tha në një intervistë për “The economist” se nëse nuk i hapet dera Shqipërisë për në BE, kjo do të shkaktojë një traumë të tmerrshme në rajon. Nëse poshtëroni Shqipërinë, do të destabilizoni rajonin në mënyrë të vazhdueshme, tha ai.

Presidenti francez Emanuel Macron tha për “The economist” se shumica e vendeve ishin në favor të hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut, por gati gjysma e tyre ishin kundër hapjes për Shqipërinë. Macron tha se ky ishte një gabim fatal dhe poshtërimi i Shqipërisë çon në destabilizim të rajonit në mënyrë të vazhdueshme, raportoi Koha.

“Duhet të shtoj se shumica e tyre ishin në favor të hapjes për Maqedoninë e Veriut, por gati gjysma e tyre ishin kundër hapjes për Shqipërinë. Gabim fatal…Pyetini ata nesër nëse duan t’i hapin derën Shqipërisë. Gjysma e tyre do të thonë jo. Ata duan t’i hapin derën Maqedonisë e Veriut, është e vogël, ka ndryshuar emrin e saj dhe kjo është një arritje e vërtetë historike. Nuk frikëson askënd. Realiteti është që nëse nuk i hapim derën Shqipërisë, do të shkaktojmë një traumë të tmerrshme në rajon. Komuniteti shqiptar është kudo. Nëse poshtëroni Shqipërinë, ju do të destabilizoni rajonin në një mënyrë të vazhdueshme.”

Duke theksuar se duhen reformuar procedurat e anëtarësimit në BE, Macron tha se në lidhje me shqetësimin për rajonin e Ballkanit, çështja e parë nuk është as Maqedonia, as Shqipëria, ajo është Bosnje-Hercegovina.

“E dyta, nëse shqetësoheni për këtë rajon, çështja e parë nuk është as Maqedonia, as Shqipëria, ajo është Bosnje-Hercegovina. Bomba me tajmer që po rrahë menjëherë pranë Kroacisë, dhe e cila përballet me problemin e kthimit të xhihadistëve, është Bosnje-Hercegovina. E treta është se ne kemi nevojë për të reformuar procedurat tona të anëtarësimit para se të hapim negociatat. Nëse e arrijmë këtë reformë në muajt e ardhshëm, unë do të jem i gatshëm të hap negociatat. Gjithsesi, nëse ata kanë bërë edhe disa përpjekje shtesë të mbetura. Por, nuk dua ndonjë anëtar të ri të mëtejshëm derisa të reformojmë vetë Bashkimin Evropian. Sipas mendimit tim, ky është një parakusht i sinqertë dhe i domosdoshëm.” /abcnews.al