Presidenti francez Emanuel Macrn u tregua shumë i qartë gjatë takimit me homologun turk Macron duke thënë se i duhej dhënë fund hipokrizive. Kjo për faktin se Turqia nuk mund të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
Duhet ti jepet fund hipokrikzisë. ka qenë kjo kryefjala e bisedës mes presidentit francez Emanuel Macron dhe atij turk Erdoan në takimin e tyre në Paris. Macron kritikoi homologun e tij turk mbi liritë themelore duke i dhënë fund shporesës së Turqisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Një qëndrim shumë i ngjashëm me atë të ish presidentit Nikola Sarkozi.
Mëngjesin e të premtes para ambasadës turke në Paris policia franceze bllokoi një protestë të reporterëve pa kufij që i kërkonin Bashkimit Europian që të regohej e pathyer me presidentin turknë vizitën e tij të parë në një vend europian pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti.
Për p[residentin Macron kjo ëhstë koha për të dalë nga hipokrizia, pasi nuk është shënuar asnjë progres nga ana e Ankaras që mund ti garantojë vendit anëtarësimin në BE. Në këtë mënyrë kreu i Elizesë sugjeroi që marrëdhënia me Turqinë duhej të shihej në këndvështrimin e një bashkëpunimi dhe jo të procesit të integrimit. Pra një partneritet me qëllimin për ankorimin e Turqisë dhe popullit turk në Europë. Nga ana e tij presidenti turk u shpreh se ishte i lodhur duke lutur BE për një proces që ka nisur vite më parë.
Lideri turk ka likujduar më pas dhe kritikat për gazetarët e arrestuar në vend duke këmbëngulur se Turqia është një shtet i të drejtës dhe arrestimet varen nga gjykata dhe jo nga qeveria
Duke iu referuar terrorizmin dhe luftës ndaj Isis, Erdoan u shpreh se terrorizmi nuk lind vetë. por ka dhe kopshtarë të terrorizmit, njerëz të mendimit dhe ideve e që shkruajnë në gazeta. Erdogan u shpreh se janë 35 mijë martirët turq që kanë humbër jetën is pasojë e terrorizmit, një cmim që ai shpreson që Franca mos ta paguajë asnjëherë./abcnews.al