Macron: Perëndimi nuk po përpiqet të shkatërrojë Rusinë, kam kontakte të rregullta me Putinin

schedule10:13 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 10:13 - 5 Dhjetor, 2022

Emmanuel Macron ka deklaruar se vendi i tij dhe vendet e tjera perëndimore nuk po përpiqen të shkatërrojnë Rusinë.

“Kjo nuk ishte kurrë perspektiva jonë në Francë,” u përgjigj Macron në një intervistë me CBS të transmetuar të dielën, sipas mediave të huaja.

“Për më tepër, ne kemi marrëdhënie shumë të ngushta kulturore dhe historike me Moskën dhe ne kemi respektuar gjithmonë popullin rus”, shtoi presidenti francez.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha gjithashtu se ka kontakte të rregullta me homologun e tij rus Vladimir Putin.

“Unë kam kontakte të rregullta me Putinin. Izolimi është gjëja më e keqe”, shtoi presidenti francez, duke theksuar se “e vetmja mënyrë për të gjetur një zgjidhje” për konfliktin në Ukrainë është përmes negociatave.

/abcnews.al