Macron nuk ndryshon qëndrim: Zelensky duhet të negociojë me Rusinë

schedule11:49 - 15 Qershor, 2022

schedule 11:49 - 15 Qershor, 2022

Presidenti i Francës thotë se udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelensky  do të duhet të zhvillojë bisedime me Rusinë në një moment në mënyrë që të përpiqet t’i japë fund luftës.

“Presidenti ukrainas dhe zyrtarët e tij do të duhet të negociojnë me Rusinë”, tha Macron gjatë një vizite në Rumani dhe Moldavi.

Vizita e Macron shënon fillimin e një udhëtimi tre-ditor në krahun jugor të NATO-s. Dy burime diplomatike të paidentifikuara i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se ai gjithashtu mund të shkojë në Kiev të enjten me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin italian Mario Draghi për bisedime me Zelenskyn.

Macron është kritikuar shumë se fundi në Francë dhe jo vetëm, pasi deklaroi se “Rusia nuk duhet të dalë e turpëruar nga lufta” dhe sugjeroi se Kievi mund të bënte lëshime territoriale./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!