Macron: Nuk do të jap dorëheqjen, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme

schedule22:50 - 11 Qershor, 2024

schedule 22:50 - 11 Qershor, 2024

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen, “pavarësisht nga rezultati” i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kuvendi Kombëtar nuk e shkruan Kushtetutën, as nuk e përcakton frymën e saj. Institucionet janë të përcaktuara qartë, siç është edhe funksioni i presidentit, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve parlamentare”, tha Macron për Figaro.

Në këtë mënyrë ai mohoi zërat që nisën të qarkullonin se po mendonte të jepte dorëheqjen, gjë që më herët gjatë ditës së sotme u mohua edhe nga Pallati Elysée.

Në vend të kësaj, Macron tha se do të përfshihet drejtpërdrejt në fushatën parazgjedhore dhe vuri në dukje se nuk mund të supozohet se rezultati i Asamblesë Kombëtare në zgjedhjet evropiane do të përsëritet në zgjedhjet parlamentare, të cilat kanë një sistem tjetër votimi.

“Politika është dinamike. Unë kurrë nuk kam besuar në sondazhe. Vendimi që mora hap një epokë të re. Një fushatë e re po fillon dhe ne duhet të analizojmë rezultatet në çdo njësi zgjedhore në zgjedhjet e së dielës”, tha ai./abcnews.al