Presidenti Emmanuel Macron, ka njoftuar se Franca do të organizojë në ditët në vijim një konferencë së bashku me Britaninë me synimin për të ngritur një mision shumëkombësh paqësor në Ngushticën e Hormuzit.
Në një postim në rrjetin social X, Macron theksoi se konferenca do të mbledhë vendet e gatshme të kontribuojnë në këtë nismë, e cila synon rivendosjen e lirisë së lundrimit në një nga rrugët detare më strategjike në botë.
Nisma vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet kyçe për transportin global të energjisë dhe tregtinë ndërkombëtare.
Sipas Macron, bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor për të garantuar sigurinë detare dhe stabilitetin në rajon, duke nënvizuar rëndësinë e një angazhimi të përbashkët për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
/abcnews.al/


